18:28 / 24.08.2019
Zidane: Jam i lumtur nëse James qëndron në Madrid
James Rodriguez sonte pritet të bëj debutimin në sezonin e ri tek Real Madridi, transmeton RTKLIve.
James prej kohësh është i lidhur me largimin nga “Bernabeu”, por duket se trajner i madrilenëve, Zinedine Zidane ka ndërruar mendjen.
Real Madrid sonte përballet me Valladolidin në kuadër të La Ligës. Zidane e ka përfshirë në formacion Jams-in, i cili gjatë kësaj verë u rikthye tek “Los Blancos” nga Bayern Munich.
Zidane para ndeshjes me Valladoli tha se është i lumtur nëse James do të qëndrojë në Madrid.
“Ai është i aftë dhe unë jam i lumtur nëse ai qëndron me ne”, tha Zidane. /rtklive/























