Ballkani i Munishit “rrëzon” kampionin, Gjilani i fortë për Ferizajn
BKT
Sport

Ballkani i Munishit “rrëzon” kampionin, Gjilani i fortë për Ferizajn

Ballkani është treguar skuadër shumë e fortë përballë kampionit në fuqi të Kosovës, Feronikelit.

Skuadra e Ismet Munishit e ka mposhtur “Niklin”, me rezultat 3-1, të shtunën në javën e dytë të IPKO Superliga e Kosovës në futboll, raporton RTKLive.

Skuadra nga Theranda ka arkëtuar tri pikë të mëdha në duel me ekipin nga Drenasi.

Blend Baftiu është njeriu i ndeshjes në fitoren e nikoqirëve, duke shënuar dygolësh në minutën e 5-të dhe 54-të, derisa një gol për Ballkanin e realizoi Besnik Krasniqi në minutën e 20-të, kurse, golin e vetëm për skuadrën udhëtuese e shënoi Haxhi Neziraj në minutën e 49-të.

Fitore ka arritur edhe Gjilani që në trasfertë mundi Ferizaj, me rezultat 0-3. Januzi (45+2’), Progni (48’) dhe Busic (91’), shënuan nga një gol për fitoren e gjilanasve, të cilët kanë sjellë disa përforcime cilësore gjatë kësaj verë. /rtklive/