​Gjendet një grua pa shenja jete në Pejë, Policia arreston një person
BKT
Lajme

​Gjendet një grua pa shenja jete në Pejë, Policia arreston një person

Sot rreth orës 12:50 Policia është informuar se në rrugën “Remzi Hasani” në Pejë, një femër e identifikuar si Sh. S. E lindur në vitin 1975 nga Gjakova, është gjetur e shtrirë në rrugë.

Njësitet policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërgua në spital prej nga mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.   

Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku i vdekjes saj mund të jetë vdekje natyrale, të cilën përfundimisht do ta përcaktojë autopsia.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi.

Rasti i vdekjes është duke u trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit si “Hetim i vdekjes”, po ashtu është arrestuar dhe ndaluar i dyshuari R.H. (1974), i cili është i dyshuar për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.


MË SHUME NGA Lajme