Zidane thotë se barazimi me Valladolidin i la shije të hidhur
BKT
Sport

Zidane thotë se barazimi me Valladolidin i la shije të hidhur

Sergi Guardiola ua siguroi një pikë mysafirëve me një gol të vonshëm, pasi Toni Kroos e kishte humbur topin para zonës së portierit.

Zinedine Zidane është shprehur i zemëruar pasi Real Madridi dështoi ta ruante epërsinë prej 1:0 kundër Real Valladolidit të shtunën në La Liga.Pas ndeshjes, Zidane tha se ky barazim i ka lënë shije të hidhur atij.

“Më ka lënë një shije të hidhur sepse ne e bëmë gjënë më të vështirë, pra shënuam gol në pjesën e dytë, e cila nuk ishte më e mira”, tha Zidane.

“Menjëherë pasi shënuam ne, ata barazuan. Pjesa e parë ishte e mirë por na mungoi goli. Problemi nuk ishte humbja e topit, sepse ajo ndodh. Qëndruam jashtë pozitave tona”, shpjegoi ai.

“Çdo ekip mund të të mposhtë. Ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë për 90 minuta”, këmbënguli ai.