Dua Lipa merr vëmendjen me një fotografi pa makijazh
BKT
Magazina

Dua Lipa merr vëmendjen me një fotografi pa makijazh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, para pak ditëve festoi ditëlindjen e 24-të.

Me këtë rast, bukuroshja ka organizuar një festë të madhe, e shoqëruar nga familja, shoqëria dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.

Pas një sërë imazheve që solli me partnerin e ri, këngëtarja e hitit “One Kiss” tregoi dukjen e saj pa makijazh.

E njëjta ka mahnitur fansat edhe pa grim, ndërkohë që ka pranuar komente të llojllojshme pozitive në postimin e publikuar në 'Instagram'.

Ajo akoma është në Malibu, derisa nuk po ndahet për asnjë moment nga vëllai i motrave të famshme, Bella dhe Gigi, Anwar Hadid.

Kjo romancë e Duas pason pas ndarjes nga modeli dhe kuzhinieri, Isaac Carew, me të cilin ishte në lidhje prej vitesh.


MË SHUME NGA Magazina