12:48 / 26.08.2019
Majlinda pëson humbje në gjysmëfinale
Kampionia botërore dhe olimpike, Majlinda Kelmendi, ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos në Japoni.
Majlinda u mposht nga ish-kampionja botërore, japonezja Uta Abe, pas një lufte tejet të fortë dhe interesante në kohën shtesë me ippon.
Tani Majlinda mbetet në garë për medaljen e bronztë.























