14:12 / 26.08.2019
Pas divorcit me Liam, Miley Cyrus merr kujdestarinë e 15 kafshëve
Miley Cyrus do të mbajë të gjitha kafshët që ka me ish-bashkëshortin e saj Liam Hemsworth.
Çifti nuk kanë fëmijë, por janë "prindër" të 15 kafshëve. Dhe kujdestarinë e tyre do ta mbajë këngëtarja.
26-vjeçarja përfitoi pas divorcit kujdestarinë e 7 qenve, 2 kuajve, 2 mëzave, 3 maceve dhe 1 derri.
Hemsworth paraqiti kërkesën për divorc nga Cyrus këtë javë, pas më pak se një vit martesë.
Tashmë Miley është hedhur në krahët e Kaitlynn Carter, duke nxitur thashethemet për tradhti pasi u fotografuan duke u puthur.
Megjithatë këngëtarja hodhi poshtë çdo akuzë duke u shprehur se asnjëherë nuk e ka tradhtuar 29-vjeçarin.























