15:24 / 26.08.2019
Dardanët nesër inaugurojnë `Fan-Club`-in e tyre
Tifo grupi i Kombëtares së Kosovës “Dardanët” nesër do ta bëjë hapjen solemne të ‘fan-club’-it të tyre.
Fan-clubi “Dardanët” do të jetë vendtakimi i ardhshëm i të gjithë tifozëve të Kosovës. Lokacioni i këtij fan-clubi është përballë Fabrikës së Tjegullave në Prishtinë.
“Ejani ta festojmë së bashku hapjen e klubit të Dardanëve, vendtakimin e ardhshëm të të gjithë tifozëve të Kosovës, një hapësirë multi-funksionale, për shoqërim, punë dhe shikimin e përbashkët të ndeshjeve sportive. Të martën me 27 gusht, ora 20:00. Lokacioni: përballë Fabrikës së Tjegullave, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Dardanëve.























