19:15 / 26.08.2019
Jordan: Askujt nuk i intereson “Old Traffordi”
Ish-trajneri i Crystal Palace, Simon Jordan nuk ka thënë fjalë të mira për trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.
United humbi ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace (2-1), në “Old Trafford”.
Për këtë gjë ka folur Jordan duke thënë se askujt nuk i intereson “Old Traffordi”.
“Askush nuk ka ndonjë frikë për të luajtur kundër United. Askujt nuk i intereson ‘Old Traffordi’, pasi imazhi i ka humbur. Solskjaer nuk është për këtë nivel. United ishte në kulm gjatë kohës së Fergusonit dhe Solskjaer duhet të ndryshojë shumë gjëra, nuk mendoj se do të arrijë”, deklaroi ai.























