Lideri i SLS-së, Petroviq demanton Listën Serbe
BKT
Lajme

Lideri i SLS-së, Petroviq demanton Listën Serbe

RTKlive

Partia e Pavarur Liberale zhvilloi një konferencë për shtyp me rastin e zhvillimeve të fundit në mes Partisë liberale serbe dhe Listës Serbe, siç theksoi udhëheqësia e kësaj partie.

Kryetari i SLS-së Sllobodan Petroviq tha në konferencën për shtyp se pas ngritjes së kallëzimeve penale, do të ngrihet një proces gjyqësor për, siç tha ai, prezantimit të rrejshëm të disa anëtarëve që iu bashkuan Listës Serbe këto ditë.

Petroviq falënderoi anëtarët e SLS-it dhe simpatizantët për këmbënguljen e tyre dhe "durimin nga presionet që iu bëhen".

Në konferencën e SLS-së u theksua gjithashtu se kjo parti do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe koalicion me të gjitha partitë serbe, programi i të cilave bazohet në përmirësimin e cilësisë së jetës në Kosovë, si dhe mbijetesën dhe sigurinë e serbëve.


MË SHUME NGA Lajme