23:39 / 26.08.2019
Caballero: E dua futbollin
Portieri i Chelseas, Willy Caballero, ka pranuar që familja e tij nuk dëshiron që ai të pensionohet.
37-vjeçari nuk po mundet të tregojë vetën në klub që prej transferimit të Kepa Arrizabalaga.
Argjentinasi ka thënë se jeton për të luajtur futboll, andaj nuk mund të heq dorë.
“Jetoj për të luajtur futboll. Vajzat e mia nuk me lejojnë të pensionohem. Kam thënë shumë herë ky do të jetë viti im i fundit, mirëpo nuk mund të jetojë pa të. Erdha te Chelsea, sepse e dua këtë lojë. Ndonjëherë skuadrës i nevojitesh, andaj je shumë i rëndësishëm. Futbolli është përgjithmonë”, deklaroi ai.























