PSG fillon interesimin për Vinicius
BKT
Sport

PSG fillon interesimin për Vinicius

PSG ka filluar të këtë interesim të madh për sulmuesin e Realit, Vinicius Junior.

19-vjeçari i është bashkuar Realit në vitin 2018, mirëpo e ardhmja e tij ka mundësi të mos jetë në “Santiago Bernabeu”.

Te kampionët e Francës, janë lënduar Mbappe dhe Cavani, andaj Vinicius do të ishte sulmuesi i duhur.

Mediat franceze thonë se Leonardo, ka hequr dorë nga transferimi i Dybalas dhe për të transferim primar është braziliani.

Leonardo ka kërkuar nga Madridi për ta përfshirë brazilianin në ofertën për Neymar, mirëpo “Los Blancos”, nuk dëshirojnë ta shesin, andaj e kanë refuzuar ofertën.