VIDEO:160 mijë euro grante për vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë e të rinjëve
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Universitetin LINK Campus nga Italia, dhe mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, janë në fazën e implementimit të projektit “Përshpejtimi i vet-punësimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë “ ku do të ndahen 160 mijë euro grante.
Oltion Beshiri nga Forumi për Iniciativa Qytetare, tha sot në RTK se ky projekt do të rrisë drejtpërdrejtë punësimin e të rinjve duke i nxitur të prezantojnë dhe të zhvillojnë idetë e tyre të ndërmarrësisë.
“Java e prezantimeve që ka filluar dje do të zgjasë deri te enjten, kur edhe do t’i kemi fituesit e 20 granteve në vlerë prej tetë mijë eurosh, ose vlera e përgjithshme e granteve do të jete 160 mijë euro, kurse ndarja e çmimeve dhe ceremonia kryesore do të mbahet me katër shtator”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) .
Beshiri tha se ky projekt ka filluar vitin e kaluar dhe se gjatë thirrjes për aplikim kanë pranuar diku rreth katërqind e njëzetë e pesë ide biznesi.
“Shpirti i ndërmarrësve të rinj po shkon duke u përmirësuar kohëve të fundit, kurse prej këtij numri të madh të aplikimeve ne kemi përzgjedhur 100 për të punuar me ta për periudhën gjashtëmujore me trajnime për zhvillimin e kapaciteteve të tyre” ,tha ai .
Për më shumë ndiqni videon e plotë:























