Correa transferohet tek Milan
BKT
Sport

Correa transferohet tek Milan

Milani e nisi sezonin e ri me një humbje në transfertën friuliane ndaj Udineses, ndërsa drejtuesit e klubit kanë gati “ilaçin” e parë për të rikthyer kuqezinjtë te suksesi.

Kështu pas blicit në fundjavë në Madrid, nga ana e Zvonimir Bobanit, duket se është mbyllur marrëveshja për transferimin e fantazistit Angel Correa në Milano.

Argjentinasi nuk është stërvitur pasditen e sotme me skuadrën dhe pritet që të mbërrijë në Milano sonte ose nesër në mëngjes, ndërsa pritet të publikohen edhe detajet e transferimit.

Atletico kërkoi 55 milionë euro për kartonin e Correas, por duket se marrëveshja është rritur për 40 milionë euro dhe 30% të vlerës, në rast rishitjeje të argjentinasit në një moment të dytë.