17:43 / 27.08.2019
Rama mbledh deputetët dhe kryebashkiakët e veriut
"Drejtuesit e rinj të mos preken nga Dekriminalizimi”
I sapo kthyer nga pushimet, Kryeministri Edi Rama e ka nisur sezonin e ri politik me një takim me deputetët dhe kryebashkiakët e rajonit të veriut, ku mungonte deputeti i Shkodrës, Ditmir Bushati.
Në takim nuk është diskutuar për zgjidhjen që do të jepet për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Mbledhja është fokusuar tek bashkitë që deri para 30 Qershorit drejtoheshin nga demokratët.
Rama ka dhënë porosi që të zgjidhen me kujdes drejtuesit e rinj në poste të ndryshme në bashki, që të mos preken nga Ligji i Dekriminalizimit. Një nga nënkryetarët e bashkive, sipas Ramës, duhet të jetë patjetër grua.
Pasditen e së mërkurës socialistët do të mbledhin dhe kryesinë./tvklan























