Presidenti Thaçi viziton Japoninë në muajin shtator
BKT
Lajme

Presidenti Thaçi viziton Japoninë në muajin shtator

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta vizitojë Japoninë në muajin shtator të këtij viti.

Lajmi është bërë me dije në takimin që zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli,  ka pasur me ambasadorin e Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovë, Kiyoshi Koinuma.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në takim Pacolli-Koinuma nder të tjera është diskutuar edhe vizita shtetërore që presidenti Thaçi do ta zhvillojë në Japoni muajin e ardhshëm, dhe për pritshmëritë për rezultatet konkrete të kësaj vizite.


MË SHUME NGA Lajme