Sekretari i Kuvendit takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë
BKT
Lajme

Sekretari i Kuvendit takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin diskutoi për projektet të cilat janë në fazën e zbatimit dhe për projekt-idetë e reja që do të ndihmonin në rritjen e mëtejme të transparencës dhe të llogaridhënies institucionale.

Sekretari Krasniqi falënderoi ambasadorin Braathu për mbështetjen që OSBE-ja i ka dhënë Kuvendit që nga themelimi, duke veçuar përfitimet e mëdha që institucioni ka pasur nga kjo përkrahje. Ai shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen

Edhe ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, theksoi interesimin që partneriteti midis Kuvendit të Kosovës dhe OSBE-së të vazhdojë më tutje.


MË SHUME NGA Lajme