Brnabiq takon Borellin: Nuk kthehemi në dialog pa u hequr taksa
BKT
Lajme

Brnabiq takon Borellin: Nuk kthehemi në dialog pa u hequr taksa

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq është duke qëndruar për vizitë në Spanjë ku do të takohet me shefin e ri të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili pritet ta marrë detyrën e re në tetor.

Po ashtu, ajo do të mbajë fjalim në Universitetin e Santanderit për zgjerim të Bashkimit Evropian, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net. Borrel shquhet si person i cili nuk heziton aspak të marrë vendime të prera.

Ai është katalan i cili kundërshton ndarjen e territoreve. Borrell në të kaluarën ka theksuar se mbështet qëndrimin e shtetit të tij për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës por kërkon zgjidhje nëpërmjet një kompromisi.

Pas arritjes në Spanjë, Bërnabiq ka thënë se nëse vjen deri tek tema e Kosovës, ajo do ta insistojë në respektimin e marrëveshjes së Brukselit.

Ajo ka shtuar se ka kaluar një mandat i plotë i përfaqësueses së lartë dhe Prishtina nuk ka implementuar asgjë nga marrëveshja e Brukselit, transmeton lajmi.net.

Bërnabiq po ashtu ka insistuar se pret që BE-ja të jetë garantuese e asaj që ka nënshkruar.


MË SHUME NGA Lajme