12:37 / 28.08.2019
Miley Cyrus bëri tatuazh të ri pas ndarjes nga Liam Hemsworth
Miley Cyrus së fundi ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV VMA”.
Nga kjo paraqitje e saj u vërejt tatuazhi i ri në krahun e saj të majtë, i cili duket se flet për vendimin e saj për ndarje nga bashkëshorti.
“Koka ime po ndihej e frikësuar por zemra ime po ndihej e lirë”, është tatuazhi i ri i Cyrus.
Të gjithë fansat e këngëtares janë të bindur se tatuazhi i dedikohet ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth.

Për ndryshe, Miley Cyrus pas ndarjes nga partneri ka nisur romancë të re me Kaitlynn Carter.























