Prishtina prezanton përforcimin e radhës
BKT
Sport

Prishtina prezanton përforcimin e radhës

KB Prishtina ka bërë edhe një përforcim.

Tashmë kjo skuadër është përforcuar me alo-qendrën nga Australia, Janathan Janssen,.Basketbollisti i gjatë, 205cm, së fundi ka luajtur në Zelandën e Re.

Njoftimi zyrtar i klubit:
Jonathan Janssen përforcon trapezin!  Lojtari me prejardhje nga Australia Jonathan Janssen i gjatë 205cm është përforcimi më i ri i klubit tonë.Me përvojën e fituar në sezonën e fundit në superligën e Zelandës së re përkatësisht në klubin Canterbury Rams, alo-ja Janssen pritët të jetë ndihmesë e madhe për KB Prishtinën.Janssen përkundër gjatësisë është një lojtar mjaft i lëvizshëm dhe depërtues gjë që i jep përparsi në krahasim me kundërshtar.