15:51 / 28.08.2019
Interi tregon çfarë duhet të paguajë Juventusi për Icardin
Interi ka bërë kërkesën e fundit për sulmuesin, Mauro Icardi.
Gjiganti italian po kërkon Paulo Dybalen si shkëmbim ose të paguajë 70 milionë euro.Dje klubi i ka treguar argjentinasit se nuk është në projektin e kubit dhe ka mundësi që “Zonja e Vjetër”, ta blejë para se te mbyllet afati kalimtar. Interi ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Manchester Cityt dhe po mundohet ta shesë sa me shpejtë Icardin. Mediat italiane thonë se në ditët e ardhshme do të kuptohet përgjigja e kampionëve të Italisë.























