Vendimi për negociatat, Kukan: Bojkoti i opozitës dëmton
BKT
Shqipëri

Vendimi për negociatat, Kukan: Bojkoti i opozitës dëmton

Bojkoti i opozitës dëmton mundësitë e Shqipërisë për të marrë një datë për hapjen e negociatave.

Në një intervistë me Shoqatën Sllovake të Politikave të Jashtme (SFPA), ish-deputeti i Parlamentit Europian Eduard Kukan, i cili kryesoi Grupin Punues të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së tij në PE, thekson se është i vetëdijshëm se Tirana po pret hapjen e negociatave por sipas tij, situata në Shqipëri është krejtësisht e ndryshme nga ajo e Maqedonisë së Veriut.

“Ata duhet të zbatojnë një reformë të madhe gjyqësore, opozita bojkoton parlamentin dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të arrijnë kompromise”, theksoi Kukan, duke shtuar se do të ishte jo realiste që Shqipëria të merrte datën për momentin.

Në datat 17-18 tetor Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian pritet të marrë marrë vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


MË SHUME NGA Shqipëri