WiSci Kosovo përmbyll kampin veror,100 vajza përfitojnë përvoja dobiprurëse
“WiSci Kosovo” ka mbajtur ceremoninë përmbyllëse të kampit veror ku morën pjesë 100 vajza nga i gjithë rajoni.
Njëqind vajza nga Kosova, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kaluan 10 ditë në kampin e parë duke rritur aftësitë e tyre në shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë dhe artë.
Në një fjale rasti ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka falënderuar përkrahësit e kampit, ndërsa ka shtuar se ky program është shumë special që të rinjtë të kenë përvoja të reja.
“Pasioni dhe kreativiteti i vajzave te reja i solli këto vajza në ËiSci, për të zhvilluar tutje dhe për t’i ofruar vetes mundësi të reja të cilat pastaj mund të i reflektojnë në komunitetet e tyre në shtetet e tyre dhe në tërë botën”.
Petrit Selimi drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Sfidave të Mileniumit të Kosovës (MMF) ka thënë se gratë dhe vajzat shkencëtare janë të domosdoshme në shoqërinë tonë.
“Shkenca është fascinuese gratë dhe vajzat shkencëtare nuk janë fascionuese ato janë esenciale në progresin e shoqërisë sonë. Përfshirja e tyre në shkencë dhe teknologji i ndihmon ekonomitë dhe shoqëritë tona. Nga vajzat e kampi WiSci presim lidership ju vajza jeni tornadot e së ardhmes. Ju do t’i sfidoni mendësinë e bizneseve të zakonshme” ka përfunduar ai.
Ndërsa, Besa Shahini ka thënë se studentët nga vende të ndryshme kanë përfituar shumë nga ky kamp.
“Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e juaja këtu për kampin që u mbajt. Kjo është një gjë shumë e mirë që besoje e Keni shijuar. Ne e kemi bërë ketë që për ju të është diçka ndryshe pasi ne nuk e dim çfarë e ardhme na pret, çfarë ekonomie dhe çfarë jete. Kjo është një gjumë e mirë për studentët për të mësuar për botën digjitale si të përdorni atë” ka thënë ajo.
Sarah Olmstead, drejtoresh për Kosovën e MCC-së, tha se këto sfida do t’i bëjnë vajzat më të forta
“Të gjitha këto eksperienca dhe kuriozitetit sidomos gjitha vështirësitë, do të ju bëjnë juve ato që jeni, duke u forcuar dhe duke u bërë të gatshme për të zbuluar se çfarë mundë të arrini. Shpresoj që në këtë kamp keni gjetur strukturë mbështetëse dhe keni qenë mes shoqeve që ju ndihmojnë tutje të arrini qëllimet tuaja”, ka thënë ajo.
Edhe disa nga studentët kanë thënë se kjo ka qenë një eksperiencë e mirë pasi janë njoftuar me studentë nga e gjithë bota dhe kanë ndarë eksperiencat e tyre.























