Llorente nesër do të transferohet te gjiganti italian
BKT
Sport

Llorente nesër do të transferohet te gjiganti italian

Napoli ka bërë gati testet mjekësore për ish-sulmuesin e Tottenhamit, Fernando Llorente.

Gjithçka është bërë gati, pasi 34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi për blerje në vitin e tretë.

Spanjolli do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon plus 1 milionë euro për agjentët e tij.

Testet mjekësore tashmë janë rezervuar te Villa Stuart.

Mediat italiane thonë se për spanjollin ka pasur interesim Interi, mirëpo Napoli kanë qenë me serioz, andaj transferimi mund të kryhet sot ose nesër.