20:02 / 28.08.2019
Hysaj në formacionin e parë ndaj Juventusit?
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti nuk dëshiron të rrezikojë ta vendos lojtarin e ri, Giovanni Di Lorenzo në formacionin e parë.
Napoli fitoi ndeshjen e parë në Seria A, ndaj Fiorentines me rezultat 3-4 dhe dëshiron të vazhdojë serinë e fitoreve.
Tekniku italian është i gatshëm t’i jap edhe një shans Hysaj për ta treguar vetën.
Për shqiptarin kjo do të jetë detyrë e vështirë pasi duhet ta ndalojë pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.
“Napolitanët” do të ndeshen me “Zonjën e Vjetër”, këtë të shtunë në ora, 19:45.























