Paçarizi: Nuk po shoh gatishmëri serioze për koalicion mes LDK-së e VV-së
RTKlive
Analisti politik Rrahman Paçarizi, tha se ai nuk po sheh gatishmëri serioze për koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së.
“Do te doja të dijë nga Vetëvendosja si do ta korrigjojë procesin e lënduar me miqtë ndërkombëtarë. Të gjitha partitë flasin për luftën e korrupsionit, krimit e politika sociale. Por qeveria e Kosovës në agjendë do ta ketë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është çështja për të cilën duhet të flasin. As Vjosa Osmani nuk foli gjithaq për këtë çështje. Ajo ndoqi linjën e kryetarit të LDK-së i cili kishte thënë se taksa nuk do të hiqet pa ndonjë përfitim”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij cila do qeveri që vjen ose do ta heqë taksën ose do ta thellojë izolimin ndërkombëtar të Kosovës. “ Izolimi i Kosovës u nis me refuzimin e votimit të demarkacionit me Malin e Zi, pra para kësaj qeverie në largim”, tha ai.
“Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë normalizohen pa dhimbje. Kjo që e thonë politikanët që flasin për dhimbje, janë rrëshqitje nga procesi. Jemi në dije i se kanë shkuar në Berlin pa u takuar paraprakisht, vetë liderët e Kosovës”, tha Paçarizi.























