Osmani: Kthimi i shtetit tek qytetarët, detyrë e LDK-së
E nominuara e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se asgjë s’do e ndalojë atë në rrugëtimin e saj drejt udhëheqjes së Qeverisë në mandatin e ardhshëm.
Këto deklarata Osmani ka bërë të ditur se i dha në Viti, mesazh të cilin e ndau edhe përmes llogarisë së facebook-ut.
”Mesazhi im nga Vitia:
Dua nga këtu, nga Vitia, t’i flas të gjithë të rinjëve që mendjen e kanë në ikje sepse Kosovën nuk e shohin si shtet të tyre më; dua t’i flas të gjithë grave e burrave të mirë të këtij qyteti që përpjeken rëndë për të mbajtur familjet e tyre me nder dhe veçse nder; dua t’i flas të gjithë të moshuarve që mbesin në mëshirën e kujdesit si lëmoshë – të mos humbin shpresë sepse nuk jeni vet! Jam me ju, sepse jam një nga ju.
Ky vend, ky shtet, kjo Republikë, është e qytetarëve dhe pikë. Është detyrë e imja, është detyrë e LDK-së, që shtetin e kapur nga partitë e pushtetit, t’ua kthejmë juve qytetarëve, përfundimisht!
Dhe s’ka gjë që na ndalë në këtë rrugëtim”.























