23:16 / 28.08.2019
Ibra: Pogbas i jap shumë këshilla
Ylli i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimoviç ka pranuar që është në kontakt të vazhdueshëm me ish-bashkëlojtarin, Paul Pogba.
Francezi vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Reali, mirëpo afati kalimtar mbyllet me 2 shtator.
United po vazhdon ta mbajë lojtarin, pasi trajneri, Ole Gunnar Solskjaer nuk dëshiron ta shesë.
Ibra ka thënë muajin e kaluar se mesfushori duhet të lejohet të largohet dhe dje ka folur për francezin.
“Bisedoj me të. I jap shumë këshilla, mirëpo nuk do ta shpërndaj asnjërën nga to me ju”, deklaroi ai.























