United duhej të provonte më shumë për ta transferuar Fernandes
BKT
Sport

United duhej të provonte më shumë për ta transferuar Fernandes

Ish-sulmuesi i Manchester United, Louis Saha, beson që Manchester United duhej të provonte më shumë për ta transferuar yllin e Sporting CP, Bruno Fernandes.

Fernandes ishte i kërkuar gjatë gjithë verës, mirëpo transferimi i tij dështoj.

Saha beson që po të tregonin me shumë interesim për 24-vjeçarin, tani portugezi do të ishte lojtar i “Djajve të Kuq”.

“Bruno është një lojtar me teknikë të mirë, i cili do të luante shumë mirë me. Ka lindur si lider dhe kjo i mungon United këtë sezon. Sportingu ka te drejtë të kërkojë gjithçka për yllin e skuadrës. Ishte i mrekullueshëm sezonin e kaluar. Vetëm koha do të tregojë, mirëpo është një gabim i madh nga United që nuk e blenë mesfushorin”, deklaroi ai.