Leverkuseni pas mbrojtësit të Tottenhamit
BKT
Sport

Leverkuseni pas mbrojtësit të Tottenhamit

Bayer Leverkusen ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Tottenhamit, Jan Vertonghen.

Mediat gjermane thonë se klubi gjerman është gati për të bërë ofertën e parë për belgun, i cili nuk ka luajtur këtë sezon.

Trajneri i Leverkusenit, Peter Bosz ka kërkuar nga klubi ta transferojë belgun.

“Nëse duam të transferojmë një lojtar të mirë, do të diskutojmë këtë. Por kjo nuk do të thotë të jetë qendërmbrojtës. Ka shumë lojtarë anglezë që janë në shitje”, deklaroi ai.

Vertonghen është i gatshëm për sfidën e radhës dhe shpreson që ky transferim të mbyllet para se të përfundojë afati kalimtar.