17:52 / 29.08.2019
Hysaj nis bisedimet me klubin e madh spanjoll
Agjenti i mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj e ka pranuar se kanë filluar bisedimet mes klubit dhe futbollistit shqiptar.
Hysaj nuk po gjen vend në formacionin e Carlo Ancelottit dhe po kërkon largimin.
Klubi spanjoll është duke kërkuar një mbrojtës pasi Cristiano Piccini është i lënduar. Agjenti i Hysajt tha se bisedimet kanë filluar.
“Kanë filluar bisedimet me Valencian këtë mëngjes. Koha është një problem, do të mundohemi ta përfundojmë transferimin para se të mbyllet afati kalimtar”, deklaroi ai.
Piccini do të humbasë 3-4 muaj për shkak të lëndimit.























