Van de Beek do të qëndrojë në Ajax
BKT
Sport

Van de Beek do të qëndrojë në Ajax

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, ka thënë se mesfushori, Donny Van de Beek nuk do të transferohet këtë verë në Real Madrid.

Ka pasur spekulime që holandezi do të transferohet në “Santiago Bernabeu”, por një gjë e tillë ka dështuar pasi Zidane është po mundohet ta transferojë mesfushorin Paul Pogba.

“Van de Beek do të qëndrojë me Ajaxin këtë vit. Është ende herët për ta analizuar ndeshjen. Gara sapo ka filluar dhe atij i nevojitet kohë”, deklaroi ai. 

Overmas foli edhe për transferimin e Frenkie de Jong te Barcelona.

“Frenkie mund të luajë në Barcelonë për 10 vjet, vetëm i duhet kohë për t’u përshtatur. Trajneri duhet të gjejë pozicionin më të mirë për të gjithë. Kjo gjë ndodhi edhe tek Ajaxi, të cilit i është nevojitur kohë për ta gjetur pozicionin”, përfundoi ai.