18:45 / 29.08.2019
Becker, portieri më i mirë, Van Dijk, mbrojtësi më i mirë
Dyshja e Liverpoolit, portieri Alisson Becket dhe mbrojtësi Virgil Van Dijk, janë dy lojtarët që pak minuta më parë janë shpërblyer nga UEFA.
“Gardiani” i The Reds, Alisson Becket është zgjedhur si portieri më i mirë i sezonit në Evropë, në ceremoninë që po mbahet në Monaco. Braziliani luajti rol kyç në triumfin e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve.
Alisson bëhet braziliani i parë që fiton një çmim individual të UEFA-së që nga Julio Cesar dhe Maicon në vitin 2010.
Ndërkohë, Virgil Van Dijk, është zgjedhur mbrojtësi më i mirë në Evropë. Mbrojtësi holandezi fiton çmimin e parë individual.
Van Dijk ruajti rekordin brilant duke shkuar në 64 ndeshja pa u dribuluar dhe ndihmoi klubin e tij të triumfonte në Ligën e Kampionëve.























