Sneijder analizon shortin e Champions League-s, ja favoritët
BKT
Sport

Sneijder analizon shortin e Champions League-s, ja favoritët

Ish-mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka analizuar sezonin e ri të UEFA Champions League, ku ka parashikuar edhe dy skuadrat që mund t`i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Sipas holandezit, dy skuadrat kanë cilësitë e duhura për të ngritur lart trofeun, ndërsa shpreson se me Lukakun në skuadër, Inter të arrit të ketë sukses.

"Është e vështirë të thuash atë që do ta shohim këtë sezon sepse sapo ka filluar, kështu që unë kam disa dyshime, por bazuar në sezonin e kaluar unë do të them që Barcelona dhe Liverpool janë favoritët. Interi është përmirësuar shumë, ka filluar i fortë nën Antonio Conte dhe ka nënshkruar një superyll si Lukaku. Unë i uroj Interit më të mirat dhe shpresoj që ata të kenë një sezon të shkëlqyer, si në Serie A ashtu edhe në Champions League”, përfundoi Sneijder, i cili e mbylli karrierën te Galatasaray vetëm pak ditë më parë.