Duhet të kesh fat për ta fituar Championsin, thotë De Bruyne
BKT
Sport

Duhet të kesh fat për ta fituar Championsin, thotë De Bruyne

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka thënë se duhet të kesh fat për të fituar Ligën e Kampionëve.

Belgu beson që City nuk kishte fat për ta fituar këtë trofe. Sezonin e kaluar City arriti të shënoj golin e fitores ndaj Tottenhamit në minutën e fundit shtesë, mirëpo VAR ia anuloj golin, gjë që bëri që Tottenham të kualifikohet në finale. 

“Kemi qenë jashtë për katër vitet e fundit, tri herë ishte si barazim. Kundër Real Madridit në gjysëmfinale ishte vetëm një autogol që na shkaktoj humbjen. Niveli është shumë i lartë dhe diferenca mes klubeve është minimale. Do të provojmë këtë vit dhe do të shohim”, deklaroi ai.