Ronaldo: Në Champions nuk fiton përherë favoriti
Pas hedhjes së shortit, për mediat e pranishme foli edhe Cristiano Ronaldo, ku Juventusi i tij do të ndeshet sërish me Atleticon e Madridin, ashtu si në fazën me eliminim direkt sezonin e kaluar.
Portugezi foli për rivalitetin me ekipin e Simeones, ndërsa shpreson që ky të jetë viti i Juves.
“Do luajmë sërish me ta, Atletico është një skuadër shumë e mirë. Kam kaluar shumë vite te Reali dhe i njoh mirë. Shpresoj që mos të më ofendojnë sërish në stadium me gjëra që nuk kanë lidhje me sportin, por duke hequr këto, besoj se do jetë një ndeshje e luftuar. Atletikco ka një ekip dhe trajner të madh”, tha ai.
“Të gjithë skuadrat përforcohen që të fitojnë. Shpresoj që ky të jetë viti i Juventusit, por është turneu më i vështirë për t’u fituar”.
Favorit? “Në këtë turne nuk fiton gjithnjë ekipi favorit. Barça pritej të fitonte vjet, dhe humbi me 4 gola në “Anfield”. Ne pritej të kalonim, dhe u mundëm nga Ajaxi. Edhe Reali bëri të njëjtën gjë. Është një kompeticion i vështirë. Shpresoj që të jetë viti ynë”.























