Gjiganti spanjoll pas Icardit
BKT
Sport

Gjiganti spanjoll pas Icardit

Atletico Madrid ka hyrë në garë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Argjentinasi është duke e konsideruar mundësinë e transferimit në Atletico Madrid ose Monaco.

Icardi gjatë tërë verës ka qenë i lidhur me një kalim te Napoli, mirëpo ka raportime se klubi italian ka hequr dorë.

Ka shumë spekulime që Monaco dhe Icardi kanë arritur marrëveshje, mirëpo argjentinasi nuk dëshiron largimin nga “San Siro”.

Në ditët e ardhshme pritet oferta e parë nga klubi spanjoll.