16:57 / 30.08.2019
Hysaj pranon kushtet për t’u transferuar në Valencia
Mbrojtësi i Napolit, Elsed Hysaj, ka pranuar kushtët për t’u transferuar te Valencia.
Klubi spanjoll është duke u munduar ta huazojë mbrojtësin e krahut të djathtë me mundësi blerje në sezonin e ardhshëm.
Hysaj ka luajtur rregullisht në Napoli që prej kohës kur është transferuar në vitin 2015, por është koha ta provojë sfidën e radhës në Spanjë.
Transferimi i tij pritet të ndodh para se te mbyllet afati kalimtar.























