Cakaj: Shqipëria ka përmbushur kushtet, pret hapjen e negociatave
BKT
Shqipëri

Cakaj: Shqipëria ka përmbushur kushtet, pret hapjen e negociatave

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se në takimin e sotëm joformal të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në shërbim të procesit të anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

“Në këtë kontekst, vendet anëtare të BE-së shprehën një vlerësim të lartë për rezultatet e reformave dhe përmbushjen e plotë të kushteve teknike për hapjen e negociatave me Shqipërisë. Hapja e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në BE në tetor nuk do të jetë vetëm një sinjal jashtëzakonisht domethënës për rajonin në përgjithësi por edhe për besueshmërinë e politikave të zgjerimit të BE-së në veçanti”, ka thënë Cakaj përmes Facebook.

“Po ashtu, pjesëmarrjen në ketë takim e shfrytëzuam edhe për shumë takime bilaterale me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në kuadër të angazhimit diplomatik të Shqipërisë për të shpalosur rezultatet e paprecedent të reformave të brendshme por edhe për të nënvizuar rëndësinë e garantimit të perspektivës evropiane të Shqipërisë”.

“Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për të merituar hapjen e negociatave në tetor. Prandaj, Shqipëria pret që Këshilli do t’i përgjigjet pozitivisht progresit të saj duke hapur negociatat për anëtarësim në BE”.


MË SHUME NGA Shqipëri