17:40 / 30.08.2019
Pique: United ka një vend special në zemrën time
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka pranuar që Manchester United, ka një vend special në zemrën e tij.
Spanjolli u transferua në “Camp Nou”, në vitin 2008, pasi kalojë katër vite me “Djajtë e Kuq”. Pique ka thënë se ka kaluar shumë kohë të mirë.
“Kalova shumë mirë atje. Nuk luajta aq sa kisha dëshirë, mirëpo isha vetëm 17 vjeç. Ishte një hap i rëndësishëm në karrierën time. Kisha bashkëlojtarë të mrekullueshëm si Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney dhe Ryan Giggs”, deklaroi ai.























