Pique: Shpresoj që Maguire ta ndihmojë Unitedin në Premierligë
BKT
Sport

Pique: Shpresoj që Maguire ta ndihmojë Unitedin në Premierligë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique shpreson që Harry Maguire mund ta rikthejë Manchester United në formën e duhur.

Anglezi këtë verë është bërë qendërmbrojtësi me i shtrenjtë në botë. Spanjolli është i lumtur me këtë transferim dhe shpreson që United të jetë kampion i Anglisë përsëri. 

“Ka ndodhur me herët me Van Dijk dhe para 10 viteve me Rio Ferdinand. Kanë investuar në mbrojtës të mirë. Maguire është mbrojtës i mirë. Shpresoj të jenë në maje përsëri. United vitet e fundit ka luftuar për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, mirëpo duhet të luftojnë për titullin e Premier Ligës. Shpresoj që ky transferim t’i rikthejë në maje”, deklaroi ai.