23:12 / 30.08.2019
Pacolli: Koalicioni AKR-Nisma-PD është koalicion fitues
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se bashkë me Nisman dhe Partinë e Drejtësisë do t’i fitojnë zgjedhjet e 6 tetorit.
“Koalicioni AKR-Nisma-PD është zyrtarizuar në Komisionin Qendror Zgjedhor”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
“Ky koalicion është një koalicion fitues dhe do të garantoj stabilitet në qeverinë e ardhshme pas 6 tetorit, për të nxitur zhvillimin ekonomik, fuqizuar partneritetin me perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit”.























