Munishi, Batatina dhe Plepolli, mysafirë të radhës në Arena Sportive
BKT
Sport

Munishi, Batatina dhe Plepolli, mysafirë të radhës në Arena Sportive

RTKLive

Arena Sportive këtë të diele vjen me risitë e tjera nga ajo që ndodhi gjatë një jave, por edhe ato që priten të ndodhin gjatë javës së ardhëshme.

Nikoqirët Alba Merovci dhe Arlind Grantolli kanë përgatitur një tjetër edicion me plot befasi.

Selektori Bernard Challandes në intervistën ekskluzive për Arenën Sportive, rrëfehehet se çfarë kokëqarje i kanë sjell atij lojtarët e lënduar dhe cilët nga të ftuarit mund të jetë në formacion për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë, ku Dardanët synojnë rezultate pozitive për kualifikim në Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll konkurrenca e femrave pas triumfit historik ndaj Turqisë në Prishtinë, kërkon maksimumin edhe ndaj Sllovenisë në duelin e radhës kualifikues për europianin 2021.

Për xhiron e tretë të elitës së vendit tonë do të kemi ballafaqimin direkt në studio të dy trajnerëve skuadrat e të cilëve e zhvillojnë njërën nga ndeshjet kryesore këtë vikend.

Ismet Munishi dhe Tahir Batatina, vijnë në Arenën Sportive, krahas edhe analistit Arsim Plepolli.

 Rezultatet, tabela, kronikat dhe gjithçka tjetër që ndodhë në duelet e xhiros së tretë, por edhe ato nga Liga e Parë.

Në pjesën e tretë fokusi do të jetë te Kampionati Botëror i Xhudos i cili gjatë tërë javës u zhvillua në Tokyo të Japonisë e ku Kosova fitoi 3 medalje të bronzit, duke u radhitur në mesin e shteteve më të suksesshme në këtë ngjarje.

Hapësirë do të ketë edhe për turneun e parë të tenisit me formatin europian për grupmosha të reja "Peja Open 2019".

Krejt në fund minutat e rezervuara për Sportin Ndërkombëtarë ku si zakonisht në fokus do të jenë top ndeshjet nga kampionatet elitare në Kontinentin e Vjetër, Premierleague,o La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Të dielën me fillim nga ora 21:00, Arena Sportive në RTK.