​Sfida delikate për Liverpoolin dhe Manchester Unitedin
BKT
Sport

​Sfida delikate për Liverpoolin dhe Manchester Unitedin

Fundjava rezervon një sërë takimesh interesante. Gjithçka do të nisë në orën 13:30 me sfidën Southampton-Man.United.

“Djajtë e Kuq” pavarësisht startit impresionues të kampionatit me nje fitore të thellë 4-0 ndaj Chelsea-t, 2 javët pasardhese rezervuan rezultate surprizë. Një barazim ndaj Wolverhapmton dhe humbja në shtëpi kunder Crystal Palace.

Në transfertën ndaj Southampton, paraqitet sërish vështirësi, teksa vendasit pas 2 humbjeve rradhazi gjetën dhe suksesin e parë në Premier League. Ndërsa United thuajse gjithmonë e ka parë veten në vështirsi në një transfertë të tillë dhe sigurisht forma e treguar këto javë të jep përshtypjen se sërish nuk do ta ketë të lehtë.

Ndeshje në transfertë edhe për Liverpoolin kundër Burnley-t. The Reds me dëshirën që këtë sezon të ngrejnë lart trofeun e titullit kampion, e kanë treguar më së miri forcën që ata kanë, plot 3 fitore radhazi, e fundit ishte ajo ndaj Arsenalit, transmeton SS.

Kundër Burnley-t, Liverpooli nuk pritet të vuajë aq shumë, pasi ekipi i Klopp ka treguar një formë të shkëlqyer.