PSG rrëmben “gardianin” e Real Madridit, zyrtarizimi të hënën
Kampionët e Ligue 1, Paris Saint Germain kanë arritur akordin me Realin e Madridit për transferimin e Keylor Navas që do të zyrtarizohet ditën e fundit të merkatos.
Francezët do të paguajnë madrilenët 15 milionë euro plus portierin a e tyre Alphonse Areola në shkëmbim të Navas. Lojtari nga Kosta Rika do të nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare dhe do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.
Ai do të jetë pjesë e skuadrës së “Los Blancos” edhe në ndeshjen me Villarealin e cila do të jetë hera e fundit që përfshihet me madrilenët. Një lëvizje e mundshme e Navas është përfolur që në fillim të verës pasi ai nuk bënte pjesë në planet e Zidane por vetëm tani është arritur marrëveshja.
Keylor do të largohet nga Madridi duke lënë një aventurë 4 vjeçare të suksesshme pasi ka luajtur 164 ndeshje duke pasur një rol kyç gjatë sukseseve të “Los blancos” në Uefa Champions League, transmeton oranews.
Gjithashtu 32 vjeçari fitoi 3 botërore klubesh, 3 super kupa europiane dhe 1 superkupë të Spanjës.























