Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë Çun Lajçi – aktor dhe Anisa Ismajli aktore. Ata do të flasin për fillimin e sezonit të ri në TK, me shfaqjen "Destur- blasfemi e ëmbël"
Kurse mysafir tjetër do të jetë Bahri Berisha drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës. Ai dot ë flas për 20 vjetorin e themelimit të doganës së Kosovës.
Kurse për fillimin e vitit të ri shkollorë, do të ketë lidhe të Drejtpërdrejt nga Ferizaj.
Edhe Fahrije Ratkoceri drejtoreshe e Shkollës së Gjelbërt në Prishtinë, do të flas për fillimin e vitit të ri shkollorë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























