16:12 / 01.09.2019
Sane mbetet i preferuari i Bayern-it
Skuadra gjermane, Bayern Munich, ende dëshiron të nënshkruajë kontratë me sulmuesin Leroy Sane.
Gjiganti gjerman dëshiron që ta arrijë marrëveshjen para se të përfundojë afati i transferimeve; pavarësisht se Sane është i lënduar, shkruan Goal.
Kujtojmë se pas largimit të futbollistëve Arjen Robben dhe Franck Ribery, kampionët e Bundësligës janë duke kërkuar lojtarë për ta përforcuar linjën sulmuese.























