16:20 / 01.09.2019
Coutinho beson se do të përmirësohet në Bayern Munich
Pas lojës së parë si titullar për Bayern Munich në Bundesligë, Philippe Coutinho, që kaloi dy sezone për t’i harruar në Spanjë, ka deklaruar se mund të përmirësohet edhe më shumë në Gjermani.
Përfaqësuesi i Brazilit iu bashkua skuadrës së Niko Kovacit si lojtar i huazuar nga Barcelona, pasi dështoi të lërë mbresa në Camp Nou. Duke e ndërruar Spanjën për Gjermaninë, 27’të vjeçari beson se tani ndodhet në një mjedis edhe më të mirë për ta arritur potencialin e plotë.
“Ka shumë lojtarë të mirë, lojtarë të nivelit të lartë dhe lojtarë të mëdhenj këtu”, tha Coutinho për Bundesliga.com, pas fitores së Bayernit 6:1 kundër Mainz, transmeton Metro.
“Jam shumë i lumtur këtu që mund të mësoj nga ata dhe të përmirësohem edhe më shumë”, shtoi ai.























