Kosova luan me Çekinë, ‘Dardanët’ vijnë me një gjest fantastik
BKT
Sport

Kosova luan me Çekinë, ‘Dardanët’ vijnë me një gjest fantastik

Kombëtarja e Kosovës në futboll luan me Çekinë më 7 shtator në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020

Tifo grupi ‘Dardanët’ kanë marrë vendim që t’i ndajnë 50 bileta falas për gjininë femërore për ndeshjen Kosovë-Çeki, shkruan Reporteri.net

Këtë e kanë bërë të ditur me anë të një postimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook.

“Nga nesër do filloj shitja e biletave për Dardanët për të cilat do njoftoheni edhe njëherë më vonë, mirëpo si çdo ndeshje tjetër edhe këtë herë Kryesia e Dardanëve në krye me Kryetarin kanë vendosur që të shpërndajnë 50 bileta gratis për gjininë femërore.

Shpërndarja e këtyre biletave do bëhet të martën nga ora 17:00 në FanClub DARDANËT,” thuhet në njoftimin e faqes zyrtare së tifo grupit në Facebook.