​Haradinaj dënon therjen me thikë të të riut serb
BKT
Lajme

​Haradinaj dënon therjen me thikë të të riut serb

Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër rastin e përleshjes dhe therjes së një të riu serb në urën e lumit Ibër.

Ai përmes një postimi në Facebook u bën thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.

“Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit. Veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cenojnë paqen dhe sigurinë në vend”, shkruan Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme